Problemet e Luis Hamiltonin me Ferrarin vazhdojnë. Çmimi i Madh i Majemit nuk ishte aspak pozitiv për britanikun.Gjatë muajit të ndërprerjes për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme, piloti i Ferrarit u përgatit intensivisht për pistën e Majemit, duke testuar konfigurime të ndryshme të makinës në kuadër të përgatitjeve para garës. Megjithatë, Hamilton nuk arriti të zhvillonte një garë të mirë dhe fajësoi simululatorin për rezultatet e dobëta.
Pas një Çmimi të Madh të Majemit, event ku britaniku arriti vetëm vendin e gjashtë, frustrimi duket se ka tejkaluar kufijtë e durimit të numrit 44. Hamilton po kërkon zgjidhje urgjente për të gjetur ritmin që po i mungon ditëve të premte. Për këtë arsye, ai vendosi të ndryshojë mënyrën e përgatitjes për garat: “Do ta përballoj garën e ardhshme me një qasje ndryshe, sepse mënyra se si po përgatitemi aktualisht nuk po shërben për asgjë”, deklaroi Luis me një ton të ftohtë dhe të prerë. Britaniku mendon se orët e kaluara në simulator, mes ekraneve dhe pistonëve hidraulikë nuk po përkthehen në përmirësime reale në pistë.
Sfidanti.al

