Ishte Valteri Botas që bëri nisjen e duhur të Botërorit të Formula 1, ndërsa Sharl Leklerku i dha arsye Ferrarit që gati të hapte një shishe shampanje. Gjithsesi, personazhi kryesor i Çmimit të Madh të Austrisë ishte kampioni i botës, Ljuis Hamilton, i cili u detyrua të pranone humbjen, dhe të dilte në vendin e katërt. Fundjava ishte me probleme për britanikun, pasi fillimisht u zbrit nga vendi i dytë në të pestin në prova, dhe pastaj 5 sekonda dënim e zbritën nga vendi i dytë në të katërtin në fund të garës.
Gjithsesi, ndëshkimi i komisarëve u duk me hak sepse Hamilton goditi makinën e rivalit Albon, duke e nxjerrë nga pista, ndërsa po luftonin për vend të dytë. “Gara ka përfunduar dhe unë ndjej se duhet të shikoj përpara, – tha ai, – nuk ishte një fundjavë shumë e mirë, dhe dje (në prova) ishte krejtësisht faji im. Sa për garën, mendoj se dhashë maksimumin. Për atë që ndodhi me Albonin mendoj se ishte një aksident i zakonshëm gare, faji i askujt, por e pranoj dënimin. Ata menduan se unë meritoja ndëshkim më të madh. Le të shohim përpara”.
Sfidanti.al