Tanimë të gjithë e dinë se çfarë ndodhi mbas ndeshjes për kamipion bote në peshën e lehtë të versionit UFC mes dagestanasit Habib Nurmagomedov dhe irlandezit Konor Makgregor, kur Habibi kërceu jashtë kafazit tetëkëndësh dhe u sul që “të lante hesapet” me anëtarët e stafit të Konorit, pasi ata e kishin ofenduar atë gjatë ndeshjes nga familja dhe feja që në Dagestan konsiderohen të shenjta.
Por, sidoqoftë, pavarësisht nga ofendimet e mësipërme, i atij i Habibit, Nurmagomedovi i madh, Andylmanapi, vendosi ta falë Konor Makgregorin dhe e ftoi që të vijë në Dagestan në dhjetor të këtij viti që të marrë pjesë në një turne të mundjes Sambo që, sikurse dihet, është një sport luftarak.
‘Unë i dërgova lajm atij se e kam falur dhe se rëndësi ka miqësia. Unë e kam ftuar mikun tonë të afërt Makgregor që të vijë në turneun që do të zhvillohet në dhjetor në Dagestan”, vuri në dukje i ati i Habibit.
Sfidanti.al