Gafa e Trump, kampionet refuzojnë ftesën e presidentit

Pas fjalëve të presidentit të SHBA-ve, qëndrim i fortë nga kombëtarja e femrave të hokejit në akull, që fitoi medaljen e artë në Milano-Cortina. Nuk shkon në Washington për fjalimin mbi bashkimin. “Faleminderit për ftesën, por nuk vijmë”. Pasi fitoi medaljen e artë në Olimpiadën Dimërore, skuadra amerikane e femrave e hokejit në akull nuk do të shkojë në Shtëpinë e Bardhë për të marrë pjesë në festime. Kjo skuadër i ka thënë “Jo” presidentit Donald Trump, që e priste për fjalimin mbi bashkimin, një nga momentet më të rëndësishme të politikës amerikane. Bëhet fjalë për një takim të përvitshëm, ku presidenti i dejtohet Dhomës dhe Senatit në lidhje me situatën kombëtare dhe ndërkombëtare.

Kjo “Jo, faleminderit” vjen pas gafës së radhës së presidentit Trump, i cili, sapo kombëtarja e meshkujve të hokejit në akull fitoi medaljen e artë, duke mundur Kanadanë në finale, telefonoi lojtarët dhe stafin në dhomën e zhveshjes. Teksa ata ishin duke festuar, Trump u tha se i donte patjetër në Washington. Por, gjatë telefonatës presidenti amerikan tha edhe fjalinë: “Duhet të ftoj edhe vajzat, sepse me siguri do të më akuzojnë, nëse nuk i ftoj edhe ato”. Pa sens e qeshura e lojtarëve amerikanë.

Menjëherë shpërthyen polemikat, sidomos për faktin se në mes të lojtarëve, duke pirë birrë dhe duke kënduar, ishte edhe drejtori i FBI-së, Kash Patel. Në rrjetet sociale qarkullon një video, që e tregon duke pirë e duke kërcyer me sportistët. Madje, në një moment shfaqet edhe një medalje e artë në qafën e tij. Komente pa fund në rrjete për këtë situatë.

Më diplomatik ishte reagimi i skuadrës së femrave, që e refuzoi ftesën. “Jemi sinqerisht të lumtur për ftesën e skuadrës së femrave të hokejit në akull, fituese e medaljes së artë. E vlerësojmë thellësisht arritjen e rezultatit të saj të jashtëzakonshëm”, – ka deklaruar një zëdhënëse e Usa Hockey, nëpërmjet Monica Alba të ‘Nbc News’.

“Për shkak të kohës dhe impenjimeve akademike dhe profesionale të programuara pas Lojërave, sportistet nuk mund të marrin pjesë”, – thuhet më tej. Në fakt, është gati e pamundur që në festime të marrin pjesë edhe meshkujt, sepse një ditë më pas fillon kampionati Nhl dhe të gjithë lojtarët duhet të jenë me skuadrat e tyre.

sfidanti.al