Në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës u zhvbillua Kupa e Shqipërisë në atletikë, me pjesëmarrjen e sportistëve më të mirë në vendin tonë. Ashtu sikurse pritej, rivaliteti nuk mungoi, ndërkohë që u shënua edhe një rekord kombëtar. Atleti shkodran Franko Burraj përmirësoi me 2 të mijëtat kohën e tij në garën e 400 metrave. Ai dha kohën 46”14, duke përmirësuar kohën 46”16, e cila ishte vendosur tri vite më parë. Ai u shpall edhe atleti më i mirë për meshkuj, ndërsa për femra triumfoi Iljana Beqiri e Tiranës. Për sa i përket renditjes ekipore, për meshkuj triumfoi Vllaznia vendase, që fitoi duelin me Skënderbeun (i dyti). Ndërsa për femra triumfoi ekipi korçar, që la pas Tiranën dhe Partizanin (ekipet kryeqytetase në podium).
Fituesit/meshkuj
100m, Endri Sakaj (Vllaznia), 11”08
110m/p, Milen Caco (Skënderbeu), 15”71
200m, Julian Vila (Skënderbeu), 22”14
400m, Franko Burraj (Vllaznia), 46”14
400m/p, Sidrit Kopliku (Vllaznia), 59”43
800m, Dionis Kushta (Tirana), 2’10”90
1500m, Sidrit Kopliku (Vllaznia), 4’20”35
3000m, Bledar Mesi (Tirana), 8’57”49
5000m ecje/sp., Gabriel Gjoni (Elbasani), 29’34”53
Gjyle, Azgan Zeka (Teuta), 39.40m
Disk, Azgan Zeka (Teuta), 39.40m
Shtizë, Ingri Nelaj (Partizani), 51.10m
Së gjati, Endri Bakaj (Vllaznia), 7.30m
Së larti, Glenis Haxhiaj (Vllaznia), 1.95m
4x100m, Skënderbeu, 44”48
4x400m, Vllaznia, 3’30”23
Sportisti më i mirë: Franko Burraj (Vllaznia)
Renditja ekipore: Vllaznia 192 pikë, Skënderbeu 148 pikë, Teuta 27 pikë.
Fitueset/Femra
100m, Paola Shyle (Tirana), 12”37
100m/p, Rexhina Berami (Partizani), 15”56
200m, Alisja Çiko (Skënderbeu), 26”24
400m, Iljana Beqiri (Tirana), 56”16
400m/p, Livja Topi (Skënderbeu), 1’04”03
800m, Relaksa Dauti (Tirana), 2’13”93
1500m, Kristina Pura (Tirana), 5’12”02
3000m, Redia Dauti (Tirana), 10’41”21
5000m ecje/sp., Elisabeta Marku (Tirana), 20’10”05
Gjyle, Asia Sina (Partizani), 9.35m
Disk, Majla Kosta (Partizani), 18.30m
Shtizë, Mei Sokoli (Partizani), 31.14m
Çekiç, Yipsi Moreno (Partizani), 66.08m
Së gjati, Figalia Gjati (Partizani), 5.38m
Së larti, Rexhina Berami (Partizani), 1.53m
4x100m, Skënderbeu, 52”32
Sportistja më e mirë: Iljana Beqiri (Tirana)
Renditja ekipore: Skënderbeu 140 pikë, Tirana 89 pikë, Partizani 80 pikë.
sfidanti.al