Formula 1 për vitin 2026, konfirmohen 24 garat

Nuk ka shumë surpriza në kalendarin e vitit 2026 që Formula 1 zyrtarizoi herët në mëngjes. E vetmja veçori e re është hyrja e garës së Çmimit të Madh të Madridit në vend të asaj të Emilia Romagna, në Imola (Itali). Ngjarja në kryeqytetin spanjoll është shënuar me një yll sepse pista madrilene duhet të miratohet ende. Dhe, nëse ka ndonjë vonesë atëherë Imola mund të kthehet në garë për të zëvendësuar Madridin. Numri i garave nuk ndryshon, 24 të tilla. Gara e parë do të nisë më 8 mars, në Melburn të Australisë. Në nivel logjistik, gara e Montreal (Kanada) është sjellë pas asaj në Majemi. Sezoni evropian do të ketë nëntë gara, e para në Monako dhe i fundit në Madrid më 13 shtator. Kampionati 2026 do të përfundojë me një “hat-trick” në tre fundjavë radhazi, nga Las Vegas, Katar për të përfunduar në Abu Dhabi.

sfidanti.al