Lenglet firmos me Atletico Madridin

Pas ndarjes zyrtare me Barcelonën, Clement Lenglet ka gjetur menjëherë ekipin e ri. Mbrojtësi francez ka firmosur me Atletico Madridin, duke u rikthyer kështu në La Liga si pjesë e projektit të Diego Simeones. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi madrilen nëpërmjet një njoftimi zyrtar, ku konfirmohet se Lenglet ka nënshkruar kontratë afatmesme me “Los Colchoneros”. Lenglet vjen si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Barcelonën, me të cilën kishte luajtur nga viti 2018 deri në vitin 2022, përpara se të kalonte në huazime të njëpasnjëshme te Tottenham, Aston Villa dhe së fundmi pikërisht te Atletico Madrid. Gjatë huazimit të sezonit të kaluar, ai zhvilloi 34 ndeshje nën drejtimin e Cholo Simeones, duke bindur drejtuesit për të bërë transferimin të përhershëm. Transferimi i tij nuk ka përfshirë asnjë kosto kartoni, ndërsa lojtari ka pranuar të ulë ndjeshëm pagën në krahasim me vitet e kaluara në Premier League. Marrëveshja e re është për dy vite me opsion rinovimi. Pas konfirmimit të marrëveshjes, Lenglet deklaroi:

“Jam shumë i lumtur që kthehem në këtë klub. Atletico më bëri të ndihem si në shtëpi që nga dita e parë. Jam gati të jap gjithçka për këtë fanellë.”

sfidanti.al