E shtuna duhet të ishte dita e provave zyrtare të Cmimit të Madh të Japonisë në Botërorin e Formula 1. Por tajfuni ‘Hagibis’ ndryshoi planet e FIA dhe Formula 1 duke bërë që të marrin vendimin për shtyrjen e këtyre kualifikueseve për mëngjesin e së dielës, gjë që bëri që pilotët e këtij kampionati të mbyllen në hotel.
Në një situatë të tillë, pilotë si Vershtapen, Sainz, Perez, Rasell dhe Norris për të mos ndjerë peshën e mërzisë së të qenit mbyllur në dhomat e hotelit, vendosën të kalonin kohën duke luajtur në Playstation teksa sfiduan njëri-tjetrin në lojën FIFA 20. Të gjithë ishin të përqendruar në lojë për të evituar humbjen. Kush të ketë fituar vallë? Ende nuk dihet, ndërkaq përsa I përket pistës, nuk ka pësuar dëme dhe mbi u shfaq vetëm era dhe vërshyen shirat
Sfidanti.al