Formula 1 në Spanjë, pole position i Hamilton, Bottas dorëzohet

Nuk ka asnjë surprizë në kualifikueset e Cmimit të Madh të Spanjës në Botërorin e Formula 1 me dy makinat Mercedes që do të nisin garën nga vija e parë. Pole positioni u fitua nga Lewis Hamilton me kohën 1 minutë 15 sekonda e 584 të mijtat, një kohë kjo që është vetëm 59 të mijtat më  e shpejtë se ajo e shokut të tij të skuadrës, Valtteri Bottas që u detyrua të dorëzohej kundrejt britanikut në këto prova zyrtare. Për Lewis Hamiltonn, kjo në Spanjë është pole positioni i tij i 92 në karrierë.

Max Verstappen me Red Bull ishte ai që regjistroi kohën e tretë më të mirë në pistën katalanase të Montmelosë në Barcelonë i ndjekur nga dy pilotët e Racing Point, Perez dhe Lance Stroll dhe nga shoku i tij i skuadrës te Red Bull Albon.

Zhgënjeu sërish skuadra e Ferrarit që pati si rezultatin më të mirë vendin e nëntë të Charles Leclerc, ndërsa Sebastian Vettel shkoi akoma më keq me gjermanin që u eliminua në sesionin e dytë të provave dhe do të nisë garën nga vendi i 11.

Sfidanti.al