Formula 1 ne Azerbajxhan; triumfon Hamilton ne nje gare te çmendur

Lewis Hamilton triumfon ne Çmimin e Madh te Azerbajxhanit dhe regjistron fitoren e pare sezonale per te dhe Mercedes. Britaniku triumfoi ne gare te  pabesueshme e kushtezuar nga incidenti mes dy piloteve te Red Bull, Daniel Riçardo dhe Maks Vershtapen si dhe nga nje terheqje e papritur e Botas. Nje gabim i Fetel ne castet e fundit i kushtoi gjermanit qe mbeti jashte podiumit duke humbur edhe kryesimin ne renditjen e pergjithshme.

E pabesueshmja ne garen azere ndodhi pikerisht 10 xhiro nga fundi i gares kur Botas kryesonte nderkohe qe i duhej te kryente dhe pit stopin. Ne ate moment nje aksident mes Riçardos e Vershtapen qe i nxori te dy jashte gare, beri te mundur hyrjen e makines se sigurise ne piste. Botas perfitoi per te hyre ne pit stop per te nderruar gomat duke dale serish para Fetelit dhe Hamiltonit. Me pas ishte nje gabim i Groszhan qe u perplas pas mureve mbrojtese qe i dha mundesine makines se sigurise qe te qendroje ne piste deri ne 3 xhirot e fundit.

Ne momentin e rinisjes se gares, Fetel e teproi ne manovren e tij per te kaluar Botas nderkohe qe u be viktime e bllokimit te nje prej gomave te perparme per te zbritur ne vendin e 4. Kur u mendua se surprizat mbaruan, Botas beri nje te radhes duke fale nga gara per shkak te shperthimit te nje prej gomave te pasme te makines se tij.

U krijua nja kaos qe i dha mundesine Hamiltonit qe deri ne ate moment ishte ne hije qe te fitoje garen. Ferrari mund te ngushellohet ne kete gare me vendin e dyte te Raikonen, ndersa befasia tjeter e gares eshte vendi i trete i Perez me Force India. Tani eshte Hamilton ai qe kryeson klasifikimin  per pilote kundrejt Fetelit me 4 pike diference, nderkohe qe per konstruktore ai qe del ne krye eshte Ferrari me 114 pike kundrejt 110 te Mercedes.

Sfidanti.al