Florian Marku mëson kundërshtarin e radhës

Boksieri ynë shqiptar, Florian Marku, tashmë ka njohur rivalin e tij të radhës. Në muajin mars, Marku do të ndeshet me boksierin anglez, Chris Kongo. Marku dhe Kongo patën një konfrontim të ashpër kur u ndeshën me njëri-tjetrin në një konferencë shtypi në gusht të vitit të kaluar. Ata duhej të mbaheshin të ndarë në një përleshje dhe tani do të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre në një ndeshje për të cilën kanë nënshkruar dhe që pritet të zhvillohet në mars të këtij viti. “Ai do të pendohet. Ai do të pendohet me siguri që zgjodhi të luftojë me mua”, tha në një intervistë Florian Marku

sfidanti.al