Tramp apo Klinton? Kjo pyetje prishi qetësinë në familjen e madhe të Hollivudit, dhe shumë aktorë preferuan Klinton, ndërsa të tjerë Trampin. Ata që luajtën blofin në skedinë, pra Trampin, që kuotohej me koificientin e bollshëm 8,5 ishin aktorët “ e fortë” si Stalone, Van Dami apo Stiven Segal.
“Mbretërit” e basketbollit amerikan, yjet e koshit si Lebron Xhejms, Kevin Duran apo Kërri, magjistari i 3 pikëshave, kishin preferuar Hilari Klinton. Nëpër filma askush nuk i ka mundur Stalonen e Van Damin, por edhe në jetën reale, sidomos kur bëhen zgjedhjet, ata mbeten të fortë në zgjedhjet e tyre.