Është diçka e madhe kur ia del në Arenën e kampionëve në fuqi, dhe përballë një basketbollisti kaq të madh. Këtë bëri Filadelfia e udhëhequr nga Zhoel Embijd që triumfoi 123-120 në pallatin e sportit të Miluokit ndaj vendasve të drejtuar nga Janis Adetokumbo. Ishte një përballje e fortë, e zgjidhur në fund, ndërsa ylli afrikan i miqve shënoi 42 pikë ndaj 32 të yllit greko-afrikan të Baksave. Embijd luajti 37 minuta dhe kapi edhe 14 topa në tabela, shërbeu 5 asistë e vodhi një top, por e humbi topin 6 herë. Adetokumbo pati 32 pikë, 11 topa në tabela, 9 asistë, 3 vjedhje topi e 1 bllokim gjuajtjeje, një paraqitje shumë e mirë, veçse që nuk mjaftoi. Filadelfia pret aktivizimin edhe të yllit të madh Xhejms Harden që erdhi nga Bruklini dhe pritet që ta ndihmojë shumë ekipin që ndodhet në vendin e 3-të në Lindje. Miluoki është i 5-ti po në Lindje.
Sfidanti.al