Fetel mbron Raikonen: Njerezit kane imazh te gabuar per te

Ne kete sezon te Formula 1 eshte vene re nje permiresim i dukshem i Kimi Raikonen. Finlandezi eshte gjithnje prane Fetelit ne gara dhe ka pasur momente qe ai ka qene edhe para gjermanit. Vete Fetel ne nje interviste per ‘Autosportit’ ka folur per kompetitivitetin  e rigjetur te shokut te tij te skuadres.

‘Mendon se nje gje eshte te shohesh rezultatin e tjeter gje te analizosh me thelle paraqitjen. Kimi ka qene gjithnje afer meje dhe te premteve  ne te shumten e kohes ka qene me i shpejte. Personalisht kam hasur ne veshtiresi me makinen vende-vende dhe duke e njohur dhe duke e ditur pikat e tij te forta mund te them se eshte i talentuar dhe ne gjendje t’i evitoje problemet’.

Fetel foli edhe per raportet mes tij dhe pilotit finlandez.

‘Po te shoheh vitet e kaluara mund te thuhet se per Raikonen eshte krijuar nje imazh pak i shtrember-vijoi Fetel-rezultati final eshte ai qe vlen, pjesa tjeter s’ka rendesi. Personat me te cilet punojme e dine çfare po ndodh e çfare jo. Nuk me interesojne se njerezit mendojne se je i ngadalte, une e di çfare po bejme’.

Sfidanti.al