Stiven Xherrard eshte gati te nise jeten e tij te re futbollistike. Ish legjenda e Liverpulit do ta beje kete nga Skocia pasi ai eshte zyrtarisht trajner i Glasgou Rejnxhers. Stiven Xherrard ka nenshkruar me skuadren skoceze nje kontrate 4 vjeçare dhe me stafin e tij do te kete nje tjeter ish lojtar te Liverpulit, Geri Mekalister. ‘Jam shume i nderuar qe do te jem trajneri i nje klubi qe respektoj-ishte komenti i Stiven Xherrard.
Xherrard do te nise punen me Glasgoun ne muajt e veres. Ai zevendesoi ne pankinen e kesaj skuadre Graem Merti, i shkarkuar pas humbjes se thelle 5-0 ne sfiden me rivalet e Seltik. Pasi mbylli karrieren si lojtar te Los Anxheles Galaksi per t’u kthyer te Liverpuli per te filluar eksperiencen e tij si trajner. Detyra e pare ishte drejtimi i skuadres se U18 e Liverpulit qe u rendit ne vendin e trete ne kampionatin e kesaj kategorie pas Mançester Sitit dhe Mançester Junajtid.
Objektivi i Rejnxhers eshte te thyeje hegjemonine e Seltiks ne kampionatin skocez qe po zgjat prej 7 vitesh.
Sfidanti.al