F2, Mick Schumacher fiton në Sochi, afrohet me titullin

Mick  Schumacher forcon gjithnjë e më shumë pozitat e tij në krye të klasifikimit për pilotë në Botërorin e Formula 2. Piloti gjerman, djali i legjendës së Formula 1, Michael Schumacher fitoi Feature Race në Sochi të Rusisë, një garë që e nisi nga vija e dytë e startit. Ishte një garë që Schumacher Jr e fitoi pa shumë probleme duke lënë në vendin e dytë Tsunondan, ndërkohë që në të tretin u pozicionua rivali i tij për titullin, Callum Illot.

Me fitoren e kësaj gare, Mick Schumacher shkon në kuotën e 186 pikëve, 18 më shumë se Illot dhe 41 më shumë se piloti japonez. Një triumf i Schumacher në Formula 2, do të thotë se ai shumë shpejt mund të bëhet pjesë e Formula 1 ku flitet se mund të bashkohet me skuadrën e Alfa Romeos, me shumë mundësi përkrah Kimi Raikkonen.

Sfidanti.al