F1, Mercedes-show në Silverstone, Bottas e Hamilton dominojnë provat e lira

Valtteri Bottas konfirmohet piloti më i shpejtë në provat e lira në Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe. Në pistën e Silverstone, piloti finlandez i Mercedes u  shfaq i paarritshëm nga të tjerët teksa shënoi kohën më të mirë të ditës me 1 minutë 28 sekonda e 496 të mijtat. Spektaklin e Bottas për Mercedes e vijoi Lewis Hamilton i renditur në vendin e dytë  me vetëm 47 të mijta më shumë.  Sic po ndodh shpesh në këtë sezon, ai që iu afrua më shumë Mercedesit në këto prova të lira ishte Ferrari që zuri vendin e tretë dhe të katërt me Kimi Raikkonen dhe Sebastian Vettel duke lënë pas 2 pilotët e Red Bull, Max Verstappen dhe Daniel Ricciardo. Një paraqitje të mirë bëri Fernando Alonso që u rendit mes 10 më të mirëve në këto prova të lira dhe duket se McLaren më në fund po sheh pak dritë në fund të tunelit.

Sfidanti.al