F1, Ferrari mbush 90 vjec, Milano vishet me të kuqe

Qyteti i Milanos vishet i gjithi me ngjyrë të kuqe në nder të Ferrarit. Kokëkuqja italiane festoi 90 vjetorin dhe këtë e bëri nëpërmjet një parade te organizuar në Piazza Duomo ku morën pjesë mbi 10 mijë tifozë të kësaj skuderie të Formiula 1. Me rastin e këtij evenimenti që përkon edhe me Cmimin e Madh të Monzës në Botërorin e Formula 1 u zhvillua edhe një paradë me të gjitha modelet historike të makinës më të njohur italiane.

Nuk mund të mungonin në këtë ngjarje të rëndëishme emrat e njohur të botës së Formula 1 ku padyshim ishin edhe pilotët Sharl Lëklerk dhe Sebastian Fetel si dhe presidenti i kampionatit Cejs Keri dhe ai i FIA, Zhan Todt.

Ndërkaq, një tjetër lajm shumë i bukur për tifozët e Formula 1 në Itali është edhe konfirmimi i garës së Monzës në këtë kampionat edhe për 5 vitet e ardhshme. Drejtuesit e Formula 1 gjetën më në fund akordin me ata të cirkuitit të Monzës për rinovimin e kontratës mes tyre deri në vitin 2024. Me fjalë të tjera, një festë e madhe në të kuqe

sfidanti.al