Mercedes është në gjendje të marrë më të mirën edhe kur nuk duket se është në ditën e tij më të mirë. Është ky rasti i provave zyrtare të ndalesës së radhës në Botërorin e Formula 1, Cmimi i madh i Azerbajxhanit ku skuderia gjermane arriti të sigurojë 2 vendet e para në një ditë ku u shënuan shumë ngjarje.
Ishte Ferrari ai që u shfaq më mirë gjatë provave të lira, por në ato zyrtare Kokëkuqja pati telashet e veta, ndërkohë që kohën më të shpejtë në pistën e Bakut në kualifikuese e regjistroi Botas, që ia rrëmbeu në fund vendin e parë Hamiltonit ashtu sic bëri edhe në Shanghai. 1 minutë 40 sekonda e 495 të mijtat ishte koha e regjistruar nga Botas, që ishte vetëm 59 të mijtat më e shpejtë se ajo e Hamilton të renditur në vendin e dytë, ndërkohë që në vendin e tretë u rendit Sebastian Fetel me gjysmë sekondi më shumë se Botas.
Fetel ishte ngushëllimi i Ferrarit në këto kualifikuese duke parë se Leclerc gaboi gjatë sesionit të dytë të provave zyrtare teksa u bë protagonist i një aksidenti duke mbetur jashtë luftës për pole position. për t’u theksuar është se provat u ndërprenë për një kohë të gjatë për shkak të një aksidenti të pësuar ngë Robert Kubica me Uilliams.
përsa i përket vazhdimit të klasifikimit, në vendin e katërt u rendit Maks vershtapen me Red Bullin e tij, ndërkohë që Pier Gasli do të startojë nga pit lane pasi nuk u prezantua në procesin e peshimit pas provave të dyta të lira të së premtes.
sfidanti.al