Entoni Xhoxhua po përgatitet për një tjetër sfidë. Në 1 qershor në Madison Square Garden të Nju Jorkut, boksieri britanik do të përballet me Xharrell Miller për të mbrojtur titujt botërorë për peshat e rënda në kategoritë IBF, WBA dhe WBO. Xhoshua që në shtator arriti të fitojë sfidën me Povetkin në 7 raunde, do të ndeshet për herë të parë në SHBA.
‘Për mua ka qenë një nder që të ndeshem në një nga arenat më të mira në botë si stadiumi Uembli në Londër-tha Entoni Xhoshua-por tani ka ardhur koha të kaloj Atlantikun dhe të mbroj titujt e mi në peshat e rënda në SHBA’.
Tashmë në moshën 29 vjecare, Entoni Xhoshua ka një bilanc të shkqlqyer teksa ka regjistruar 22 fitore, 21 nga të cilat me Knock Out dhe asnjë humbje. Por edhe Xharrell Miller nuk bën shaka. Amerikani në karrierën e tij ka 23 fitore,20 me Knock Out, 1 barazim dhe asnjë humbje.
sfidanti.al