Dyshime për trukime në boks në Rio 2016, por a mund të vërtetohen?!

Hetuesit kanë hasur vështirë, dhe kjo është normale kur kanë kaluar 5 vjet, por edhe kur bëhet fjalë për veprimtari përpiqet të mbahet sa më sekret. Nuk dihet sesa e vërtetë është, por dyshimet janë që plot 11 ndeshje të turneut olimpik në boks në Rio 2016 ishin të trukuara. Gjithsesi, hetuesi Riçard Meklaren nuk ka mundur të bëjë shumë përpara. “Është e vështirë të përcaktosh prova të vërteta ligjore për të marrë masa, – thotë profesor Meklareni, – por, dyshimet janë të forta”. Jo vetëm kaq, por ai thotë se dyshimet janë që trukimet kanë vazhduar deri në korrik të këtij viti, ndërsa të 36 gjyqtarët që drejtuan ndeshjet në Rio 2016 tashmë janë larguar nga kjo detyrë. Gjithsesi, polemika ka pasur edhe në sportin profesionist, siç ndodhi në ndeshjen mes Genadi Golovkinit dhe Kanelo Alvarezit, që iu dha këtij të fundit, ndonëse opinioni i përgjithshëm ishte që boksieri nga Kazakistani fitoi ndaj meksikanit.

Sfidanti.al