Në finalen e Champions-it, në fushë do të dalin futbollistët e Realit të Madridit e të Liverpulit dhe drejtësinë “do ta ndajë” një gjyqtar nga Serbia, ndërsa himnin zyrtar të konkurrimit evropian më elitar do ta këndojë një këngëtare shqiptare me origjinë nga Kosova – Dua Lipa. Ajo është lindur në Londër, por prindërit e saj janë nga Prishtina. Vitin e kaluar, ajo u shpall si këngëtarja e vitit në Britaninë e Madhe, ku e ka filluar karrierën në shoun televiziv “Iks faktor”.
“Unë jam e nderuar që mora ftesë të këndojë në finalen e Ligës së Kampioneve, sepse kjo është një mundësi që të jepet një herë në jetë. Mezi po pres që të këndoj në një stadium të mbushur plot e përplot. Jam shumë e lumtur që do të jem pjesë e këtij spektakli”, deklaroi Dua Lipa.
Ndeshja finale e Champions-it do të luhet në stadiumin “Olimpiski” të Kievit, më 26 maj.
Sfidanti.al