Donçiç shënon 41 pikë, Dallasi mund Golden Stejtin!

Këtë sezon e kanë fituar duelin direkt me këtë kundërshtar, ndërsa synojnë për lart. Basketbollistët e Dallas Maveriksit triumfuan në shtëpi ndaj Golden Stejtit 122-113, duke i shkaktuar ish-kampionëve humbjen e 7-të në 9 ndeshjet e fundit. Rënie e madhe për kalifornianët, por formë e mirë për teksanët. Luka Donçiç pati përveç 41 pikëve të shënuara edhe 10 topa në tabela e 9 asistë, duke qenë shumë pranë një tripëll dabëlli. Po ashtu vodhi dy topa, por e humbi topin edhe vetë 6 herë, që nuk është pak. Ylli slloven udhëhoqi ekipin, ndërsa lojtarët e tjerë shënuan më pak, por gjithsesi ishin të rëndësishëm si Finlej-Smith (18 pikë), Dinuindi (17), Bullok e Branson (nga 14) apo Pauell (13). Golden Stejti këtë herë nuk mundi të mbahej deri në fund , ndërsa Kërri pari një mbrëmje normale me 21 pikë e 9 asistë, kapiteni Tompson vetëm 16, ndërsa më i miri ishte Xhordan Pul me 23 pikë. Dallasi është në vend të pestë në Perëndim me 38 fitore e 25 humbje, duke qenë 3 humbje larg Juta Xhazit të vendit të katërt, ndërsa Golden Stejti është i dyti me 43 fitore e 20 humbje.

Sfidanti.al