Bepe Marota është një drejtues që është mësuar të jetë fitues. E bëri tek Juventusi, e realizoi edhe tek Interi sezonin e kaluar dhe e ka për tip që ta thotë hapur se kërkon maksimumin. “Ne jemi Interi dhe duhet të luajmë për të fituar trofe, – shprehet ai, – duam të fitojmë titullin kampion, të qepim yllin e dytë në fanelë, me çdo kusht. Ambiciet janë të mëdha, nuk hyjmë për të qenë të dytët, por nëse dikush tjetër tregohet më i zoti se ne, atëherë do t’ia njohim meritën”. Gjithsesi, nëse flet hapur për garën në Serinë A, Marota nuk është i qartë për projektin e Superligës Europiane. Ai nuk thotë aspak nëse Interi është klubi i 12-të në grupin themelues. “Nuk e ndjej veten që mund të jap një përgjigje të saktë në këtë moment, – tha ai, – kjo duhet bërë në momentin e duhur dhe në vendin e duhur”.
Sfidanti.al