Donçiç rrezikon plej ofin, ç’dreqin pati Dallasi që e aktivizoi?!

Synimi ishte për t’u fituar ndeshja dhe për t’u arritur vendi i tretë në Perendim, që do të shmangte një përballje të mundshme me Feniksin në gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore. Gjithsesi, që Dallasi të arrinte të tretin duhej që Nju Orlinsi të mundte Golden Stejtin, diçka që vështirë të ndodhte sepse “Pelikanët” kishin vendosur të linin pushim disa nga titullarët. Kjo do të thoshte se fitorja ndaj San Antonios nuk do të kishte vlerë për renditjen. Megjithatë, trajneri vendosi që Luka Donçiç të luante, diçka që doli një fatkeqësi dhe për t’i rënë kokës me grushta. Ylli kryesor i ekipit doli nga loja pasi luajti rreth 29 minuta me një dëmtim në pulpë. Nuk dihet sesa i rëndë është lëndimi, dhe shpresa është që të jetë gati për plej ofin. Në aq pak minuta, Donçiçi iu afrua tripëll dabëllit me 26 pikë, 8 topa në tabela e 9 asistë. Ironia e fatit ishte që slloveni nuk do të kishte luajtur nëse NBA-ja nuk do t’i kishte hequr faullin teknik të marrë një ndeshje më parë.

Sfidanti.al