De Brujni fitoi betejën e kapitenëve, Guardiola është me fat që e ka!

Një nga mesfushorët më të mirë dhe më modernë të lojës. Futbollisti belg është një klas më vete, edhe pse shumicën e kohës mediat flasin për Mbapenë, Halandin, Mesin apo Ronaldon. Kevin De Brujne është një nga lojtarët më të shkëlqyer të kohës, që di të përshtatet dhe të kontribuojë jashtëzakonisht shumë në skemat e vështira të Pep Guardiolës. Klas, vizion, shpejtësi, forcë, aftësi realizuese, dhe punëtor edhe në detyrat mbrojtëse. Në ndeshjen Siti-Liverpul u shpall më i miri i ndeshjes dhe mori notën 8, duke fituar betejën e kapitenëve me Xhordan Hendersonin. Pak ditë më parë shënoi golin tepër të rëndësishëm në Champions ndaj Atletikos, dhe duket se ka ardhur në formën maksimale në kohën e duhur.

Sfidanti.al