Ksavi Hernandez duket se di t’i lexojë ndeshjet, dhe duket se ka stolin e duhur për të bërë ndryshimet që duhen. Pas fitores 3-2 në fushën e Levantes, ata që mbajnë statistikat theksuan se “pas pushimit në fushë hynë Pedri, Gavi dhe Luk De Jongu, Gavi dha një asist, Pedri shënoi një gol, dhe De Jongu siguroi fitoren”. Pikërisht ky i fundit po krijon habinë e madhe, sepse gjithkush e di talentin e Gavit e Pedrit. Holandezi mund të mos jetë sulmuesi më i mirë në botë, por është më i forti për momentin në sekondat e fundit të ndeshjeve, sidomos kur merr krosimet e duhura. Ai shënoi në 92’ duke siguruar tri pikët, ndërsa disa herë ka realizuar në sekondat e fundit. De Jongu ka 6 gola në vetëm 8 gjuajtje në portë këtë sezon në La Liga! Nuk ka efikasitet më të madh në të gjithë botën, dhe mediat bashkë me opinionistët kanë një mendim unanim: Barcelona duhet ta mbajë holandezin edhe vitin tjetër.
Sfidanti.al