“Dhija e egër” Melcer – 3500 km rrugë malore për 45 ditë!

Vështirë se mund të gjendet një tjetër si Karl Melceri që është ultramaratonisti më i shpejtë malor në botë, duke e merituar, me të drejtë, nofkën “Dhija e egër e shpejtë”. Rrugën malore, të gjatë 3500 km, nëpër malësinë të quajtur “Apalachian Trail” që, për shkak të kushteve klimateriake që mbizotërtojnë ajte, konsiderohet si një ferr i vërtetë, “Dhija e egër e shpejte”, Melcer, e përshkoi brenda 45 ditëve! Kjo rrugë malore transversale që ndodhet në Amerikën Verilindore, shtrihet nga Springer Mauntejn në Xhorxhia deri në Katadin të Mejnit dhe ajo përbën një nga rrugët malore transversale më të gjata dhe krejtësisht të ruajtura në botë, ndërsa, gjatë saj, janë shënuar një numër heroizmash dhe rekordesh, duke pasur parasysh dhe lartësinë mjaft të ndryshueshme të saj.

Melceri është një nga ultramaratonistët më të njohur në botë që, sipas statistikave, ka fituar më shumë trofe, 38, në garat ultramaratone nëpër botë, si Hardrok 100, Vasaç 100, Bighorn 100, etj. Në projektin e tij të fundit për thyerjen e rekordit në “Apalachian Trail”, Karli së bashku me ekipin e tij, e përshkuan rrugën malore brenda 45 ditëve 22 orëve dhe 39 minutave, me një mesatare të shkëlqyer prej 77 km në ditë! Rekordi i ri është 10 orë më shpejt sesa ai i Skot Jurekut, ndërkohë që mjaft shtigje malore janë mjaft të vështirë për t’u përshkuar, gjë që përbën një heroizëm më vete.

Sfidanti.al