Coronavirus ngjall panik në sport; në rrezik Formula 1 dhe Formula E

Coronavirus po tremb botën dhe po ndikon edhe te sporti. Një ditë më parë Federata e Skive vendosi anulimin e garave të 15 dhe 16 shkurtit që do të zhvilloheshin në Yanqing, një  shembull që e ka ndjekur edhe Federata e Futbollit, ndërkohë që frika ka mbërthyer edhe sportete motoristike teksa  rrezikohet zhvillimi I garës së Sanya në 21 mars në Formula E dhe ajo e Shanghait në 19 prill në Formula 1

Përsa I përket futbollit, Federata vendosi të anulojë të gjitha ndeshjet e parashikuara për 2020 për të mbrojtur të gjithë ata që punojnë në këtë fushë e për të vijuar punën për parandalimin e kësaj epidemia të shkaktuar nga Coronavirus

Në rastin e sporteve motoristike, Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit po e monitoron situatën si në Formula 1 ashtu edhe në Formula E dhe do të vepriojë në bazë të rekomandimeve që do të vijnë nga autoritetet.

Po kështu ka ndërhyrë edhe Federata Ndërkombëtare e Atletikës që vendosi të shtyjë për në vitin 2021 Kampionatin botëror të Atletikës në salla të mbyllura ei parashikuar të mbahej në 13-15 mars n qytetin Nankin

Sfidanti.al