Çmimi i Madh (GP) i Holandës nuk do të jetë më pjesë e Kampionatit Botëror të Formula 1 pas vitit 2026, sipas një njoftimi të bërë këtë të mërkurë nga organizatorët e garës. Grupi ‘Formula One’ zgjati me një vit marrëveshjen për mbajtjen e garës në pistën e Zaandvoort, por pas Çmimit të Madh të vitit 2026, holandezët nuk do të jenë më pjesë e kalendarit të Kampionatit Botëror. Vendimi, i cili përfshin një garë sprint gjatë vitit të fundit të garës, u mor pas “reflektimeve dhe diskutimeve të gjata,” sipas organizatorëve. Vlen të theksohet se pas 36 vitesh mungesë, GP i Holandës u rikthye në Kampionatin e Formula 1 në vitin 2021, në të njëjtën kohë kur holandezi Max Verstappen (Red Bull) po fitonte famë dhe sukses.
sfidanti.al