Çmenduri për të ndjekur lamtumirën e Nadal

Njoftimi i i legjendës Rafa Nadal për tërheqjen nga tenisi ka shkaktuar interes të madh për ta parë atë për herë të fundit në aksion në Davis Cup (nga 19 deri më 24 nëntor në Malaga). Çmimet e biletave për të ndjekur nga afër lamtumirën e kampionit spanjoll variojnë nga 1500 deri në 34500 euro.    Dy javë më parë, biletat për finalet, të cilat po mbahen për të tretin vit radhazi në Pallatin e Sporteve José María Martín Carpena, në qytetin andaluzian, u shitën për shkak të pritshmërisë së madhe që lind nga prania e Carlos Alcaraz dhe Rafa Nadal në skuadrën spanjolle të përzgjedhur nga David Ferrer.

Pak më shumë se një muaj para fillimit të turneut, është e pamundur të marrësh një biletë përmes kanaleve zyrtare për këtë turne. Ndaj i vetmi opsion është rishitja e biletave, çmimet e të cilave vijojnë të rriten çdo ditë. Deri tani bileta më e shtrenjtë ka skuar 34 541 euro. Ndërkohë, çmimet zyrtare të biletave për këtë edicion të finaleve të Davis Cup varionin nga 40 euro deri në 525 për tribunat VIP; nga 53 euro në 595 në gjysmëfinale; dhe nga 63 në 650 euro për finalen. Federata Ndërkombëtare e Tenisit (ITF) ka konfirmuar se do të ketë ende një numër të kufizuar biletash të bllokuara për vendet që kalojnë nga raundi në gjysmëfinale dhe më pas në finale, kështu që, në rast se Spanja kalon në këto faza, është opsioni i daljes së tyre në shitje.

 

sfidanti.al