Kur arrin të realizosh mbi 50 për qind të gjuajtjeve, atëherë mund të cilësohesh basketbollist i nivelit të lartë, edhe në NBA. Nëse shkon në 60 për qind atëherë je “snajper”, ndërsa ajo që bëri Janis Antetokumbo në mbrëmjen e fundit ishte e veçantë. Ylli i Miluokit pati realizimin 85.7 për qind ndaj Portlendit në fitoren 127-109 arritur jashtë fushe. Kapiteni i miqve shënoi 47 pikë, një nga më të mirët e sezonit, duke shtuar edhe 12 topa në tabela. Ai nuk pati sukses për tri pikë (0-3), por ishte mirë në gjuajtjet e lira (11-13), ndërsa pati pak asistë (2), një vjedhje topi, 3 bllokime gjuajtjesh, veçse edhe 4 topa të humbur. Një bilanc shumë pozitiv që siguroi fitoren ndërsa Janisi vazhdon të jetë kandidat për çmimin e lojtarit të vitit. Gjithsesi, kryesor ëshë ekipi dhe Miluoki është në pozicion të mirë në Konferencën Lindore, ndonëse ende jo aty ku dëshiron, duke qenë në vend të tretë me 31 fitore e 17 humbje, ndërsa kryeson Bruklini me 34 fitore e 15 humbje.
Sfidanti.al