Clippers “thyen” Denver, nevojitet ndeshja e 7

Clippers Denver është përballja e parë në këtë faze Play Off që për të përcaktuar skuadrën që do të avancojë më tej do të kërkoj zhvillimin e ndeshjes së 7, kjo pasi fitorja e ekipit kalifornian të Clipers në ndeshjen nr. 6 ndaj Nuggets me shifrat 111-105, bënë tashmë që seria të shkojë në barazim 3-3. Tri lojtarë të Clippers realizuan mbi 20 pikë (Harden 28 e Leonard me 27 pikë më të mirët). Ndërkohë që për Nuggets nuk patën vlerë 25 pikët e 8 assistet e yllit serb Nicola Jokiç.

New York është ekipi i katërt gjysmëfinalist i play off-it në Konferencën e Lindjes, duke kompletuar kështu kuadrin në këtë kah të NBA-së. Skuadra nju-jorkeze fitoi 116-113 ndaj Detroit jashtë fushe. Një ndeshje e ekuilibruar, ku të dyja skuadrat dueluan fort për fitoren. Të gjithë titullarët e New York realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Jalen Brunson me 40 pikë. New York fitoi 4-2 serinë çerekfinale dhe në raundin tjetër do të përballet me Boston.

sfidanti.al