Një luftëtare 27-vjeçare nuk mundi të realizonte ndeshjen e radhës për arsye shëndetësore dhe alarmi ishte i madh gjatë peshimit. Julia Stoliarenko nga Lituania, pritej që të ndeshej me Julia Avilën në UFC, por ndërsa u ngjit në peshore, ajo u lëkund dhe u rrëzua. Organizatorët e ndeshjes u shqetësuan dhe thirrën “ku është mjeku”, ndërsa Julia e mori veten dhe u ngrit. Ajo provoi të peshohej përsëri, por sërish u rrëzua. Më pas, vetë ajo deklaroi se problemet erdhën për shkak të u peshua shumë shpejt pasi humbi në peshë, që të arrinte në nivelin e kërkuar nga rregullorja për peshën e lehtë (deri në 61.7 kg). “Nuk ishte problem humbja e peshës, – tha ajo, – e pata shumë të lehtë, por orari ishte shumë shpejt. Unë arrita peshën e duhur në orën 09.00 në mëngjes, dhe u ngjita në peshore në orën 17:00”. Gjithsesi, ndeshja u anulua, ndërsa lituanezja do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore për të parë gjendjen shëndetësore. Një gjë e tillë ndodhi në 2018, kur luftëtari i UFC-së Maks Hollouek pati një problem të ngjashëm para ndeshjes me Habib Nurmagomedovin, dhe ndeshja u anulua.
Sfidanti.al