Ish ciklisti Lens Armstrong ka mundur te gjeje nje marreveshje me qeverine amerikane dhe do te paguaje nje gjobe prej vetem 5 milione Dollaresh dhe jo 100 milione Dollare sic ishte kerkuar.
Fillimisht kjo çeshtje u hap nga Floid Landis ish shok skuadre me Armstrong, me pas qeveria amerikane i bashkua ne vitin 2013 pasi Armstrong pranoi se kishte perdorur substanca te ndaluara per te permiresuar paraqitjet e tij sportive.
Ne momentin kur Armstrong pranoi perdorimin e dopingut atij iu hoqen te gjithe titujt e fituar ne Turin e Frances dhe iu ndaluar te marre pjese ne gara. Por jo vetem kaq, kjo histori u shoqerua edhe me deme financiare pasi Armstrong jo vetem qe humbi te gjithe sponsoret, por ishte edhe i detyruar te paguaje 10 milione Dollare si demshperblime nga disa çeshtje ligjore.
‘Jam shume i gezuar qe bera paqe me Postal Service-tha Armstrong-nderkohe qe besoj se çeshtja ligjore e ngritur kunder meje nuk eshte e drejte dhe une po shpenzoj shume para per ta zgjidhur ate. Qe nga viti 2013 kam tentuar te marr te gjitha pergjegjegjesite per gabimet dhe sjelljen time te papershtatshme dhe po kerkoj qe t’i shlyej ku te jete e mundur’.
Sfidanti.al