Jurgen Klop habit jo pak me deklaratat e tij persa i perket te ardhmes se tij. Edhe pse eshte vetem 50 vjeç trajneri i Liverpulit po mendon per terheqjen e tij dhe keshtu ajo qe ai do te kerkoje te beje eshte qe te fitoje sa me shpejt trofe dhe opsioni eshte Liga e Kampioneve. Klop e pranoi mundesine e terheqjes ne nje interviste per Sky.
‘Eshte e sigurt se nuk do te jem trajner kur te kem moshen e Hejnkesit-tha Klop. E admiroj ate qe ai po ben, por kjo nuk do te ndodhe me mua. Perkundrazi, nuk perjashtohet mundesia qe te terhiqem me shpejt nga sa kane bere trajneret e tjere. Pas eksperiences me Liverpulin do te bej nje vit pushim sepse ia kam premtuar familjes por nuk e perjashtoj mundesine qe te terhiqem perfundimisht’.
Sfidanti.al