Paolo Ciabatti, Drejtori Sportiv I Ducatit analizon që nga banesa e tij në Torino Botërorin e MotoGP dhe kohën se kur do të nisë ai si dhe lidhjet e vazhdueshme me Dornën për të studiuar situatën.
‘Dall’Igna është vazhdimisht në kontakt me Ezpeletën dhe unë në disa raste kam komunikuar me Hervé Poncharal-tha Ciabatti-u tentua shtyrja e disa garave dhe nisja e botërorit në Jerez, por pas pandemisë që është shfaqur në Evropë, besoj se është e pamundur të bëhen parashikime. Vazhdoj të jem I kujdesshëm më të gjitha statistikat. Besoj se shifrat që janë parë në vendin tim shumë shpejt do t’I shohim edhe në pjesën tjetër të kontinentit që po jeton të njëjtën eksperiencë duke vendosur masa drastike. Duke parë këto numra besoj se është e pamundur të mendohet fillimi kampionatit përpara qershorit ose korrikut. Në Kinë u morën menjëherë masat strikte në formë autoritare; thjesht u mbyllën të gjitha pa përjashtum, kurse këtu po shfaqen tani këto gjëra, pas 2 muajsh. Me sistemin tonë demokratik do të kërkojë më shumë kohë dhe për këtë arye them se kampionati I MotoGP nuk do të nisë përpara qershorit e korrikut’.
Sfidanti.al