Kontrata me kohë për futbollistët që janë në skadencën e tyre në 30 qershor. Kjo është hipoteza që po marrin në konsideratë drejtuesit e futbollit anglez nëse kampionatio do të zgjatet pas kësaj date, lajm ky që u publikua nga e përditshmja britanike ‘The Telegraph’
Në fakt ka futbollistë që nuk kanë rinovuar kontratat me klubet e tyre respektive dhe as që nuk kanë ndërmend dhe ja ku vjen kjo zgjidhje e mundshme për ta në pritje të vendimit që do të merret nga UEFA në liodhje me fatin e Ligave në Evropë për shkak të emergjencës coronavirus.
Vlen të kujtohet se Premier League angleze është ndërprere deri në 4 prill pikërisht për shkak të këtij virusi të frikshëm.
Sfidanti.al