‘Probabiliteti që unë t’u kthehem garave është zero-kështu u shpreh Usain Bolt teksa përgënjeshtroi zërat që flisnin për një kthim të tij në pistat e atletikës, zëra këto që lindën pikërisht për shkak të tij teksa publikoi në rrjetet sociale një video ku ai shfaqej teksa stërvitej me dy shokë të tij, video që shoqërohej nga fraza ‘Day One’.
Vetëm pak ditë pas shpërthimit të këtyre zërave sipas të cilave Bolt po punonte për Lojërat Olimpike të Tokios, rekordmeni botëror në 100 dhe 200 m reagoi duke mohuar gjithcka e duke thënë se se stërvitet për të ruajtur formën e tij dhe se donte të thyente rekordin e 40 jardëve në NFL dhe për t’iu kundërpërgjigjur një lojtari të futbollit pro që thoshte se ishte në gjendje që ta mundte.
‘Cdo vit teksa isha në pistë, ishte një lojtar i NFL që thoshte se ishte në gjendje që të më mundte-tha Bolt në një intervistë për ‘Sports Ilustrated’-bla, bla, bla, kështu që unë vrapova për 4.22 sekonda me tuta veshur, pa qenë në formën time më të mirë pasi prej 1 viti nuk garoja’
Bolt ishte i ftuar në finalen e Super Boël në Atlanta kur përshkoi distancën e 40 jardëve me 4.22 sekonda duke barazuar rekordin që mbahej prej vitesh nha Xhon Ros i Cinncinati bengals.
Ndërkaq, këtë vit mbushen 10 vjet nga vendosja e rekordeve të Usain Bolt në 100 dhe 200 m pikërisht në Botërorin e Atletikës së Berlinit dhe xhamajkani tha se shpreson që ata të rezistojnë edhe për disa vjet, por shtoi se është pozitive për sportin nëse një atlet i ri do t’i thyejë ata.
sfidanti.al