Rafael Nadal do të rikthehet zyrtarisht në Brisbane në Australi, afërsisht një vit pas ndeshjes së tij të fundit të luajtur sportin e tenisit. Ishte pikërisht turneu në Australi i cili nxori në pah problemet fizike të iberikut, në ndeshjen përballë Mackenzie McDonald në Melburn. Që nga ai moment, shumë çështje kritike u shfaqën për Rafa Nadal, teksa operimi për të shtyrë edhe pak karrierën e tij u bënë kryefjalë për spanjollin. Në lidhje me karrierën e tenistit foli edhe Boris Becker, trajneri aktual i Holger Rune, i cili është i vetëdijshëm për cilësitë e mëdha të sportistit. Becker foli me superlativa për Nadal, teksa u shpeh:
“Nuk do të vendosja kurrë bast ndaj Rafael Nadal në një fushë tenisi. Ai është jashtëzakonisht i fortë, ka fituar shumë, është një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave. Nëse ai beson se ka shansin të fitojë tituj të mëdhenj dhe të luajë në një nivel të lartë, atëherë ai do t’ia dalë”, tha Becker. Më tej trajneri u pyet për të turneun e ardhshëm Slam që do të zhvillohet në Australi në muajin janar: “Jam i bindur se ai nuk ka pritshmëri të mëdha në Australi, sepse objektivat e tij do të jenë Roland Garros dhe Olimpiada e Parisit,”, përfundoi trajneri gjerman.
sfidanti.al