Australia e përjashton Gjokoviçin për 3 vjet, babai i tij e quan “vrasje”

Numri 1 (ende) i tenisit botëror jo vetëm që u dëbua këtë herë nga territori i shtetit-kontinent, por edhe nuk do të mundë të hyjë aty për një kohë të gjatë. Ministri i punëve të brendshme i Australisë, Karen Endrjus, informoi se Novak Gjokoviçi nuk mund të hyjë në vend për 3 vjet, ashtu siç edhe parashikohej, pasi iu hoq dy herë viza nga autoritetet për atë që u quajt shkelje të rregullave. Vetë Gjokoviçi, nëpërmjet avokatëve, e ka hedhur poshtë këtë pretendim duke theksuar se gjithçka që ai ka bërë ka qenë e rregullt. Kryeministri Morrison tha se “e mirëpres vendimin e gjykatës për të mbajtur të forta kufijtë tanë”. Babai i Gjokoviçit, Srgjani, e cilësoi këtë veprim të autoriteteve australiane si “vrasje”. Morrison gjithsesi deklaroi se Gjokoviçi, në rrethana të caktuara, mund të lejohet në Australi edhe përpara periudhës 3-vjeçare.

Sfidanti.al