Elvan Abejlegese dhe Gamze Bulut janë përjashtuar dhe u janë marrë medaljet olimpike, pas përsëritjes së mostrave të dopingut. IAAF ka njoftuar se Abejlegese ishte pozitive në steroidin e ndaluar stanozolol në testimin e përsëritur, pas marrjes së mostrave të saj nga Kampionati Botëror 2007.
Ndërsa atletja tjetër turke, Gamze Bulut është pezulluar për katër vjet, për shkak të shkeljes së rregullave me “pasaportën biologjike”. Ajo do të mbetet pa medaljen e argjendtë në 1.500 metra nga Lojërat Olimpike 2012 në Londër, si dhe pa medaljen e argjendtë nga evropiani 2012 në të njëjtën disiplinë.