Ankohet “Bildi”: Veç 2 gjermanë në 100 sportistët më të paguar në botë!

Gjermania është zilia e Europës dhe quhet “gjigandi i vogël” në të gjithë botën, por kur vjen puna për pasurinë e sportit, paska mbetur prapa. E tregoi renditja e revistës amerikane “Forbs” (Forbes), ku vetëm dy profesionistë gjermanë ishin me 100 të parëve në rruzull.

Sebastian Feteli, katër herë kampioni i botës në Formula 1, doli veç në vendin e 30-të, pasi fitoi “vetëm” 35.5 milionë euro me Ferrarin në 2018. Gjermani tjetër, futbollisti Mesut Ozil, ishte në vendin e 57-të me fitime prej 26.7 milionë eurosh vitin e kaluar. Gjinia femërore mund të ndihet më keq se gjermanët, pasi ka vetëm një përfaqësuese në listë, kampionen e tenisit Serena Uilliams në vendin e 63-të me 25.8 milionë euro.

Në krye është treshja e futbollistëve Lionel Mesi (112 milionë euro), Kristiano Ronaldo (96) dhe Nejmar (92), por dominimi është i basketbollistëve të NBA-së.

Sfidanti.al