Kishte kohë që ishin dominuar nga atletët nga Xhamajka, por tashmë janë kthyer. Të tre vendet e para në garën më të shpejtë të botës, atë të 100 metrave në Kampionatin Botëror të atletikës, u zunë nga sportistë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Kampion i botës u shpall Fred Kerli (Kerley) me kohën shumë të mirë 9”86, edhe pse larg rekordeve të vendosura nga Usain Bolti. Pas tij, Brejsi dhe Bromel, që të dy me 9”88. Kerlei ka bërë një rritje të shkëlqyer në pak vite pasi mori medaljen e bronzit në Botërorin e vitit 2019 në Bahrein dhe medaljen e argjendit në Lojrat Olimpike në Tokio vitin e kaluar. Xhamajkanët morën vetëm vendin e katërt me Sevijin (Seville) me kohën 9”97, ndërsa kampioni olimpik, italiani Xhejkobs, u tërhoq i dëmtuar.
Sfidanti.al