Akuza shokuese e Peaty: Në fshatin olimpik, ushqimi me krimba

Adam Peaty tregon se atletët kanë gjetur krimba në vaktet që kanë konsumuar në Fshatin Olimpik. Sipas notarit britanik cilësia e ushqimit në “Paris 2024” është shumë e dobët krahasuar me atë në Rio 2016 dhe Tokio 2021. Ai akuzoi organizatorët edhe për dietën e zgjedhur. “Mendoj se mungon mishi në vaktet që na servirin. Duhet të konsumojmë shumë proteina pasi jemi sportistë”, tha Peaty. Akuzat e Peaty pasojnë ato të shumë atletëve të tjerë për cilësinë e dobët të ushqimit në fshatin olimpik ku janë kritikuar edhe kushtet e dhomave të fjetjes e mungesa e ajërit të kondicionuar.

 

sfidanti.al