19-vjeçari synon të fitojë Medaljen e Artë

Ben Neumann është sërfisti 19-vjeçari i verbër, dhe synon medaljen e artë, ndërsa ka fituar një medalje bronzi në kampionatin Botëror të Para Surfing. Ai mund të bëjë sërf edhe pa pare duke u mbështetur vetëm tek shqisa e dëgjimit, dhe ndjesisë. Ben Neumann ka humbur shikimin që në moshën gjashtë vjeçare për shkak të një defekti gjenetik. Ndërsa sot 19-vjeç edhe pse nuk sheh ai pretendon që të fitoj medaljen e artë në Serf. Por pavarësisht se është i verbër, ai mund të bëjë sërf. I riu mbështetet vetëm tek shqisa e dëgjimit dhe ndijimit për tu marrë me këtë sport. Ndërsa me herët ka fituar një medalje bronzi në Kampionatin Botëror të Para Surfing dhe shpreson për një medalje të artë në Kampionatin 2024 që do të mbahet në Nëntor në Kaliforni. Ai shpjegon për Reuters se si ja del të merret me sportin e sërfit pavarësisht mungesës së shikimit. Së bashku me babanë, i cili i tregon atij përmes një kufje kur dhe ku po vjen një valë, Ben stërvitet për konkursin në një pishinë të sapondërtuar në Mynih në Gjermaninë Jugore.

I riu e shef sportin e sërfit si një lloj terapie për të. “Në një farë mënyre, surfing është edhe terapi për mua. Të qenit aktiv, mundësia për të arritur diçka për veten time, për tu marrë sport, për të parë se çfarë mund të arrij, më jep edhe vetëbesim dhe me këtë vetëbesim unë mund të përballem me botën në jetën time të përditshme.”Për të e rëndësishme në këtë garë është sa përgatitja psikologjike po aq edhe ajo fizike. Babai i sërfistit gjerman kujton momentet kur djali i tij humbi shikimin dhe si familja e tyre mundi të kalonin këtë situatë të vështirë në jetën e tyre. Qëllimi i radhës së sërfistit gjerman janë Lojërat Paralimpike 2028 ku ai synon të marrë një medalje e ë mund t’i shtohet koleksionit të tij.

sfidanti.al