Cristian Shpendi protagonist. Sulmuesi shqiptar ka shënuar 2 gola me fanellën e Cesenas, në ndeshjen e Serie B, ndaj Brescias. Shpendi përktheu në gol dy penallti, më saktësisht në minutën e 15-të dhe 53-të. 21-vjeçari vijon me formën e mirë, teksa në edicionin e kaluar në Serie C, realizoi jo pak por 20 gola në 32 ndeshje të zhvilluara. Shpendi premton shumë për të ardhmen, falë talentit që djaloshi kuqezi ka.
sfidanti.al