Adetokumbo vazhdon marshimin me Miluokin në NBA!

Asnjë suprizë mes favoritëve në mbrëmjen e fundit të basketbollit amerikan. Boston i shtoi një tjetër fitore serisë rekord në këtë sezon të NBA duke mundur me rezultatin 127-116 Sharlotën. Nuk mungon si gjithmonë me paraqitjet e tij të shkëlqyera Xhejzon Tatum që realizoi 41 pikë. Një tjetër protagonist i Sëlltiks ishte Derrik Uajt me dy shifra dopjo, 33 pikë dhe 10 asist. Me këtë sukses, Boston blindon vendin e parë në Konferencën e Lindjes, ndërsa me 40 fitore dhe 16 humbje në këtë kampionat vijon të forcojë pozitat mes pretemndentëve për titullin kampion. Ruan ritmin e kryesuesëve edhe Miluoki.  Baks kaluan Los Anxheles Klipers me rezultatin 119-106. Janis Atentokoumpo ishte edhe një herë shënuesi më i mirë i skuadrës së tij me 35 pikë. Por një paraqitje mbi mesataren bëri edhe Bruk Lopez, që mbylli ndeshjen me dy shifra dopjo, 22 pikë dhe 15 topa të kapur në tabelë. Për Miluokin kjo ishte fitorja e 39-në në 56 ndeshjet e luajtura në këtë edicion të NBA. Në pritje që Kevin Durant të debutojë me skuadrën e re pas transferimit të bujshëm, Jutah Xhaz siguron një fitore të madhe kundër Toronto me rezultatin 116-122. Për Reptors nuk mjaftuan 35 pikët e realizuara nga Siakam, duke i dhënë fund serisë pozitive të ndeshjeve të fundit. Në sfidat e tjera të mbrëmjes fitore siguruan Memfis, Dallas, Feniks dhe Oklahoma.

Sfidanti.al