“Xha Sulo”, me cilin sy i pe ndeshjet e kampionatit ?

Më në fund u gjet një Sulejman, që lëshon hatanë ! Një nga Sulejmanët e madhërishëm, për të cilin thuhet me humor se  mban stemën e FSHF-së në pizhama  edhe kur fle gjumë, ka dalë i vetmi “trim” në luftën për mbrojtjen e  skemës “Final 4”.  Ish- mjeshtri i goditjeve të dënimit, që gjithë jetën si futbollist s’ka patur fatin të provojë një idiotësi klasi si kjo e “Final 4”, nën petkun  e zyrtarit, qënka i dashuruar me shpikjen antifutboll  të  shefit të tij…

“Këto ndeshje që do të luhen në “Final 4”, do e zbukurojnë akoma më tepër garën !” Se me cilin sy e ka parë “xha Sulo ” kampionatin, me atë me xham apo pa xham, kjo  nuk vihet ne dyshim.. Po kur thotë se do të bëhet më i bukur,  ku e ka fjalën , mos vallë bukuria ishte tek stadiumet e boshatisur apo tek gara qe sa vinte e jepte shpirt…

Sfidanti.al