Silvinjo e quan mrekulli, ish-trajneri ukrainas një..turp!

Hajde gjeje vlerën e vërtetë të fitores së Kombëtares me Ukrainën ! Trajneri Silvinjo deklaron se ishte një ndeshje e mrekullueshme, kurse ish- trajneri i Ukrainës, Szabo, ndihet i turpëruar dhe nuk ka fjetur gjithë natën për arsyen e vetme se ka fituar Shqipëria! Sikur jemi ne në luftë dhe jo ata !

Po të besosh në ato që thonë trajnerët,  të kujtdo vendi qofshin nëpër botë, futbolli qaset si një lojë që katranos  ekuilibrat  mes fitores dhe humbjes. Tamam si në jetë, kur e kemi tabu vdekjen dhe nuk flasim për të , edhe në futboll flitet vetëm për fitoret. Sikur humbjet nuk janë tek pragu i..portës! E paharruar mbetet shprehja e trajnerit italian Ranieri, kur e pyetën për sinqeritetin e trajnerëve.

“ Të parët që gënjejnë janë futbollistët, më shumë se ata gënjejnë trajnerët, dhe akoma më shumë gënjejnë trajnerët që kanë qënë futbollistë !”

Sfidanti.al